Adele njofton fansat: Pres një fëmijë

30/06/2012 00:00

Adele njofton se pret fëmijën e saj të parë, fryt i lidhjes me Simon Konecki. Këngëtarja 24-vjeçare e ka dhënë lajmin ne
site-n e saj, ku ka njoftuar fansat se është në pritje të ëmbël.

“Jam shumë e lumtur t’ju njoftoj se Simoni dhe unë presim fëmijën e parë tonin. Doja që ta merrnit vesh lajmin nga unë. Natyrisht ne jemi në qiellin e shtatë, por do t’ju lutesha të respektoni privacinë tonë në këtë moment tepër të rëndësishëm”, shkruan Adele.

Këngëtarja e famshme britanike është lidhur me 36-vjeçarin Simon prej verës së shkuar dhe publikisht janë shfaqur së bashku në janar të 2012. Adele tha së fundmi për revistën “People”, se ajo kishte shumë dëshirë të bëhej nënë, duke u shprehur se qëllimi i saj ishte të bënte tre djem deri në moshën 30-vjeçare.

Top Channel