Probleme tek Ukraina, helmohen lojtarët

06/06/2012 00:00

Humbja në ndeshjen miqësore me Turqinë nuk ishte shqetësimi më i madh për trajnerin e Ukrainës, Oleg Bllohin. Një pjesë e mirë e futbollistëve të tij patën probleme shëndetësore dhe mësohet se ata u diagnostikuan me helmim ushqimi.

Ata që duket se janë më rëndë janë Timoshuk dhe Voronin të cilët janë ende nën trajtimin intensiv.

‘Nuk e di se si u shfaq ky problem-tha trajneri Bllohin. Futbollistët kanë konsumuar disa lloje ushqimesh dhe nuk mund të përcaktohet qartë shkaku i sëmundjes. Kemi pothuajse 1 javë kohë për të ardhur në formë dhe jam i lehtësuar që kjo ngjarje nuk ndodhi në 11 qershor”.

Ukraina do të nisë aventurën e saj në Euro 2012 me ndeshjen kundër Suedisë në Kiev ditën e hënë, ndërkohë që më pas do të luajë me Francën dhe Anglinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA