Kronikë e një dështimi të paralajmëruar kanë qënë të gjitha takimet e politikanëve grekë me presidentin Papulias për krijimin e një qeverie pas zgjedhjeve të 6 Majit.

Edhe në takimin e fundit prej dy orësh në mesditen e së martës, liderët greke nuk kanë konkluduar përsëri për një qeveri teknike me afat dy vjecar që të siguronte ekzistencën e vendit në eurozonë dhe më pas mundësinë e shkëputjes nga marrëveshja e kredisë.

Madje as që është diskutuar për këtë qeveri personalitetesh pasi është quajtur si humbje për politikën.

Pas këtij zhvillimi Kreu i Shtetit, Papulias pritet të shpallë pas disa orësh një qeveri teknike dhe udhëheqësin e saj që do e cojnë vendin në zgjedhjet e reja në 10 ose 17 qershor.

Ashtu sic ishte parashikuar politika greke ka ngelur e përcarë dhe menjëherë pas këtij takimi kanë vazhduar akuza të drejtpërdrejta midis liderëve të partive të qëndrës, PASOK dhe Demokracia e Re, ndaj atyre të ekstremeve SYRIZA dhe Grekët e Pavarur, akuza që kishin filluar qysh në presidencë.

Socialistët dhe konservatoret kanë kritikuar ashpër spektrin e partive qe jane kunder marrveshjes se huase dhe reformave.

“Ne kërkuam një qeveri të unitetit kombëtar”, ka thënë Venziellos, por ka mbizotëruar arroganca politike. Venizellos ka akuzuar radikalët e majtë se vunë interesat partiake mbi ato kombëtare.

Ndërsa nacionalistët kanë shigjetuar konservatorët dhe socialistët se kanë më shumë preferencë ndaj kreditorëve se sa ndaj një zgjidhjeje kombëtare.

Grekët shkojnë përsëri në zgjedhje në një moment tepër kritik, kur kriza politike ka ndezur më shumë se kurrë spekulimet se ditët e Athinës në euro janë të numëruara.

Bursa greke vazhdoi zhytjen e saj, ndërsa vetëm në dy ditët e fundit grekët hoqën nga bankat mbi 1 milard euro depozita, nga frika e kthimit në dhrahmi. Lajmi është transmetuar drejtpërdrejt nga qindra kanale televizive të huaja, duke shkaktuar tronditje edhe në bursat europiane.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA