Një shqiptar në muzeun e BMW-së

05/05/2012 21:10

Është bir arti, Marsel Theodhori, djali i këngëtares Lindita Theodhori, por aftësitë e tij nuk kanë të bëjnë me muzikën.

Makinat dhe inxhinieria mekanike janë pasioni i tij. Të ndërthurura me idetë dhe punën, rezultati është makinë e tipit BMW E28 e vitit 1988, e modifikuar dhe e restauruar nga Theodhori, e cila është shpallur nga “Total BMW Magazine” si unike në llojin e saj.

Një punë 7-vjecare, që sa i përket modifikimit, konsiston në rritjen e fuqisë së motorrit dhe transmisionit në 200 %, me anë të një turboje.

Në muajin gusht makina do të ekspozohet në Muzeun e dedikuar makinave klasike të “Gaydon” në Angli, përkrah të famshmes “Aston Martin” të përdorur në sagën filmike të “Agjentit 007”.

Top Channel