Korçë, tre fshatra pa energji

09/04/2012 00:00

Çmimi i rritur i skrapit duket se ka rritur vjedhjet e materialeve te
hekurta. 3 fshatra ne rrethin e Devollit përballen prej 12 ditësh me
mungesën e energjisë elektrike pasi shtyllat e tensionit të lartë kanë
rënë pre e grabitësve të skrapit.

Rreth dy kilometer kabell elektrik te cilet lidhnin 11 shtylla elektrike ne fshtrat Grapsh, Bradvice dhe Gjyres jane vjedhur nga persona te panjohur duke lene ne terr te plote banoret.

Terreni malor por edhe largesia ne te cilen ndodhen keto fshatra ka favorizuar grabitesit ndersa u ka shkaktuar probleme te shumta banoreve. Edhe pse ne fshatin Gjyres aktualisht jetojne 15 familje veshtiresite e shumta te krijuara si pasoje e mungeses se energjise elektrike kane sjelle reagimin e banoreve. Sipas tyre pervec veshtiresive atyre u duhet te perballen edhe me mungesen e kontaktit me familjaret e tyre.

Sakaq ne dy fshatrat e tjere Bradvice dhe Gjyres jetojne vetem dy familje. Pavaresisht interesimit te ketyre banoreve dhe perpjekjeve te tyre per te pasur serish energji elektrike ende per ta nuk ka nje pergjigje pozitive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA