Para të fshehura brenda dritës së makinës, sekuestrohen 55 mijë euro me valuta të ndryshme, mes tyre edhe lekë
Pas një operacioni të nisur prej ditës së djeshme, SPAK njoftoi se ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.
Masat e sigurisë u lëshuan për si më poshtë: Arrest me burg për 18 persona (përfshire ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit); Arrest në shtëpi për 1 avokat; Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore për 2 gazetarë.
Mësohet se nga 18 urdhër arrestet janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre, ku në mesin e të arrestuarve, është Marsel alias Bujar Shega, i arrestuar në Milano. Ai është administrator i dy kompanive dhe i njohur si një nga njerëzit e afërt të të shumëkërkuarit Suel Çela, ku i fundit i shpallur me herët në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Artë.
Bujar Shega rezulton të jetë një ndër përfituesit e rregullt të tenderave qindra miliona lekë. Sipas një denoncimi të një viti më parë, Bujar Shega rezulton të ketë kërcënuar edhe administratorin e universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan për të përfituar një tender në rikonstruksionin e godinave. Sipas një raportimi të Ina Media, përfitimet e Bujar Shegës nga tenderat e pushtetit lokal vinin nga lidhjet e tij me Suel Çelën në Elbasan.
Njoftimi i SPAK:
Në kuadër te hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.
Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë: Arrest me burg – 18 persona (përfshire ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit); Arrest në shtëpi – 1 avokat; Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore – 2 gazetarë.
Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim.
Me qëllim ruajtjen e integritetit të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme do të publikojë më shumë të dhëna rreth këtij hetimi ditën e nesërme.
Top Channel