Klum: Falemnderit të gjithëve për mbështetjen!

01/02/2012 08:55

Në kohën që Seal e ka diskutuar hapur ndarjen nga Heidi Klum në shumë intervista televizive, vetë modelja ka qenë e heshtur.

Por, më në fund edhe 38-vjeçarja ka vendosur t’i drejtohet publikut për herë të parë që pas ndarjes nga këngëtari në fillim të këtij muaji. Në profilin e saj në Twitter supermodelja ka falenderuar fansat e saj për mbështetjen.

“Përshëndetje të gjithëve. Dua t’ju falenderoj për mbështetjen dhe fjalët e mira. E vlerësoj shumë. Falemnderit sërish! Jeni fansat më të mirë në botë!”

Ky mesazh vjen pasi ish-bashkëshorti i saj u shpreh në një program televiziv amerikan se ka një mundësi ribashkimi.

“Heidi-n e dua me gjithë shpirt. Si mund të mos duash dikë me të cilin ke qenë i martuar prej tetë vitesh? Nuk i dihet, mbase rinisim nga e para lidhjen tonë, por unë flas për vete, jo në emër të saj”, ishte shprehur Seal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA