Seal, këngëtari që ka qenë për shtatë vjet i martuar me modelen Heidi Klum, është shprehur se “Heidi është gruaja më e mrekullueshme në botë” menjëherë pasi çifti publikoi një komunikatë ku njoftonte përfundimin e marrëdhënies.
“Vazhdojmë të duhemi edhe pse jemi ndarë. Ndihem krenar që kam ndarë jetën time me të dhe e falenderoj me gjithë zemër që më ka dhuruar katër fëmijë të mrekullueshëm”, thekson britaniku në një intervistë për emisionin e Ellen DeGeneres.
“Për mendimin tim, Heidi vazhdon të jetë gruaja më e mrekullueshme në botë. Asnjëri nga ne të dy nuk po ja kalon mirë për momentin dhe nuk mund ta fshehim dot këtë gjë, por kemi detyrimin që ta kalojmë këtë periudhë në mënyrë sa më dinjitoze”, shtoi Seal.
Këngëtari dhe modelja kanë 3 fëmijë së bashku dhe një tjetër që Klum e ka nga marrëdhënia e saj e mëparshme me Flavio Briatore.
Arsyeja e ndarjes duket se ka të bëjë me mënyren e shthurur të festimeve nga këngëtari 48-vjeçar.
Top Channel