Klum dhe Seal zyrtarizojnë ndarjen

23/01/2012 10:30

Martesa e modeles Heidi Klum dhe këngëtarit Seal ka marrë fund zyrtarisht. Cifti ka lëshuar një komunikatë ku thekson se “pas shumë reflektimesh” kanë vendosur të ndahen.

“Kemi kaluar 7 vite martesë të mbushura me dashuri, besnikëri dhe lumturi, por pas shumë reflektimesh kemi vendosur të ndahemi”, lexohet në një komunikatë të publikuar nga edicioni online i revistës ‘People’.

“E kemi respektuar njëri-tjetrin përgjatë gjithë marrëdhënies sonë dhe vazhdojmë të duhemi, por marrëdhënia ishte ftohur. Mbetemi miq. Mirëqenia e fëmijëve tanë është prioriteti ynë kryesor, sidomos gjatë kësaj periudhe tranzicioni”, vazhdon komunikata e Seal dhe Heidi Klum, të martuar në vitin 2005.

Këngëtari dhe modelja kanë 3 fëmijë së bashku dhe një djalë që Klum e ka nga marrëdhënia e saj e mëparshme me Flavio Briatore.

Arsyeja e ndarjes duket se ka të bëjë me mënyren e shthurur të festimeve nga këngëtari 48-vjeçar.

Tensioni besohet të ketë filluar kur çifti kaloi pushimet se bashku me fëmijët e tyre. Një burim tha për “Daily Mirror” të dielën se “ata kanë qenë gjithmonë çifti që të gjithe do të donin të ishin, por kohët e fundit gjiththçka filloi të ndryshojë”.

”Seal duket se dilte shumë më shpesh se zakonisht”.

“Kur ata ishin me pushime në Ibiza verën e kaluar, Seal e teproi, ai ishte jashtë gjatë gjithë kohës në klubet e natës me miqtë e tij, ndërsa Heidi mbeti me fëmijët duke u përpjekur për të shijuar verën e vetme. Të çarat u shfaqën dhe të gjithë ishin duke folur gjatë atij udhëtimi”.

Burimi i brendshëm shtoi se “ata kanë shpenzuar shumë kohë larg njëri-tjetrit të zënë me punë dhe detyra nuk i ka ndihmuar në këtë çështje”.

Klum, 38 vjeç, pritet t’i paraqesë dokumentet Gjykatës së Lartë të Los Angeles,  ku përmend dallimet e papajtueshme midis çiftit, i cili u martua në Meksikë në vitin 2005”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA