Britania e Madhe mbështet planin katërpikësh për Kosovën të propozuar nga presidenti serb Boris Tadic, por me disa kushte.

Kushtet në fjalë janë që: Serbia të heqë barrikadat në veri të Kosovës, të zbatojë marrëveshjet e arritura në dialogun teknik dhe të shpërbëjë strukturat paralele në Kosovë.

Ambasadori britanik në Prishtinë, Ian Cliff ka deklaruar për të përditshmen “Koha Ditore” se katër pikat e propozuara nga Tadic janë në përputhje me dispozitat e planit të Ahtisarit, ndaj dhe Londra nuk e kundërshton diskutimin e tyre.

Sipas gazetës kosovare, Londra zyrtare po e mbështet propozimin e presidentit serb përmes ambasadorëve të saj të akredituar në Prishtinë dhe Beograd.

Ka qenë pikërisht diplomati i vendosur në kryeqytetin serb ai që ka folur i pari për këtë cështje dhe më pas Ian Cliff ka shprehur mbështetjen në prononcimin për “Koha Ditore”.

Katër pikat e planit të Tadic janë: gjetja e zgjidhjes së qendrueshme për veriun; mbrojtja e enklavave serbe në jug të Kosovës; ruajtja e identitetit serb dhe e trashëgimisë fetare; si dhe sigurimi i pronës private.

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic deklaroi të hënën se Kosova do të mbetet prioritet i qeverisë serbe, e cila në këtë drejtim do të bazohet pikërisht në planin në fjalë.

Presidenti serb kur prezantoi planin 4-pikësh paralajmëroi se për zbatimin e tij Serbia do të kërkojë mbështetjen e fuqive të mëdha që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA