Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic ka deklaruar se Beogradi zyrtar do të vazhdojë të përmbushë prioritetet e tij, pavarësisht qëndrimit të BE lidhur me procesin e integrimit të Serbisë.

“Serbia gjatë 2012-ës do të punojë që Ballkani perëndimor të avancojë drejt paqes dhe stabilitetit. Që Ballkani të përparojë, cështjet e pazgjidhura duhet të trajtohen në mënyrë që të mos dëmtojnë sigurinë rajonale”, ka deklaruar Jeremic.

Deklaratën e tij shefi i diplomacisë serbe e ka bërë gjatë hapjesë së Konferencës së Pestë të Ambasadorëve në Pallatin e Serbisë, ku ka theksuar se pengesa kryesore në procesin e integrimit është cështja e Kosovës.

Lidhur me këtë cështje, Jeremic ka përsëritur mbështetjen e politikës së Beogradit tek plani 4-pikësh i prezantuar nga presidenti Boris Tadic në fillim të vitit.

Pikat në fjalë janë: gjetja e zgjidhjes së qendrueshme për veriun; mbrojtja e enklavave serbe në jug të Kosovës; ruajtja e identitetit serb dhe e trashëgimisë fetare; si dhe sigurimi i pronës private.

Në Beograd po mbahet Konferenca e Pestë e Ambasadorëve, në të cilën po marrin pjesë një numër ambasadorësh serbë nëpër botë, ndërsa i ftuar special raportohet të jetë ministri portugez i Punëve të Jashtme, Paulo Portash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA