Mitt Romney dhe Rick Santorum janë shndërruar në rivalët kryesorë për të fituar emërimin e kandidatit për president nga partia republikane, pas votimeve të para partiake, të cilat përballën të shtatë kandidatët e mbetur nga një garë e nisur në mesin e 2010-s.
Me numërimin e të gjitha votave të mbështetësve republikanë në shtetin e Ajouas, të dy kandidatët ndahen nga vetëm disa tetë vota më shumë për Romney.
Ron Paul është i treti me diferencë, ndërsa Newt Gingrich dhe Michele Bachmann ndjekin nga pas. Nga ana e tij, Rick Perry, guvernatori i Teksasit, lajmëroi për tërheqjen nga gara presidenciale, pas rezultatit zhgënjyes që e pa të përfundonte vetëm në vendin e gjashtë.
Pas një fushate disa mujore, kandidatët republikanë tashmë përballen në votimet shtet pas shteti, ku deri në fund, mbështetësit partiakë do të përzgjedhin se cili do të jetë njeriu që do të sfidojë Obamën në zgjedhjet e nëntorit.
Procesi i përzgjedhjes do të vazhdojë për disa muaj, duke kulminuar me Konventën Kombëtare të Republikanëve në gusht, kur kandidati do të emërohet zyrtarisht.
Megjithatë, nuk do të ishte e pazakontë që të përzgjidhej një fitues që më përpara, nëse do të ketë tërheqje nga gara si pasojë e ndonjë diference të thellë të mundshme të kryesuesit në votime nga ndjekësit e tjerë.
Gara në kampin republikan, Bachmann drejt tërheqjes
Gara e gjatë për të qenë kandidat për president i Shteteve të Bashkuara në radhët e republikanëve po mbërrin drejt përfundimit të saj.
Pas votimit në Iowa, një tjetër kandidate po mendon seriozisht për tërheqjen nga gara. Bëhet fjalë për Michele Bachmann, heroina e lëvizjes konservatore republikane, “Tea Party”. Bachmann, pas përfundimit të numërimit në Iowa, deklaroi se do të shqyrtonte seriozisht mundësinë e braktisjes së ëndrrës së saj për të qenë në krye të Shteteve të Bashkuara, duke u nisur edhe nga venitja e shanseve për t’u shpallur fituese së pari në radhët e republikanëve.
Bachmann, guvernatore e Teksasit njoftoi mbajtjen e një konference për mediat për të njoftuar, ndoshta vendimin e saj për t’u tërhequr.
Në garë tashmë mbetet super-favoriti, Mitt Romney ndërkohë që më parë u tërhoq edhe Rick Perry.
Top Channel