EULEX bllokoi në pikën kufitare të Jarinjës një autokolonë ruse me ndihma të destinuara për serbët në veri të Mitrovicës, raportoi “Koha Ditore” të martën.
Ndalimi u vendos pasi autokolona nuk pranoi të shoqërohej nga trupat e policisë ndërkombëtare në Kosovë, deri në shpërndarjen e ndihmave. Si kundërpërgjigje, serbët në urën e Zveçanit kanë bllokuar 10 mjete të EULEX-it me 22 pjesëtarë të misionit.
Aktualisht, situata paraqitet e nderë, pasi rusët nuk pranojnë të kalojnë kufirin të shoqëruar, ndërsa serbët nuk pranojnë të heqin barrikadën që ka bllokuar trupat e KFOR-it deri në mbërritjen e ndihmave.
Ambasadori rus në Beograd, Aleksander Konuzin, shprehu “keqardhje të thellë”, ndërsa protestoi në emër të Moskës zyrtare për moslejimin e hyrjes së trupave në Kosovë.
Top Channel