Gërmimet në shtratin e lumit Erzen janë duke rrezikuar shembjen e një ure, si dhe kanë shkaktuar dëme në disa banesa të zonës.
Shtrati i lumit Erzen po shfrytezohet nga firmat e inerteve gjate gjithe rrjedhes se tij pa asnje kriter. Banoret e fshatit Grumbllesh e kane te veshire te kalojne uren e zones, e cila eshte ne rrezik shembje.
Banoret tregojne se si pasoje e germimeve pa nderprerje ne shtratin e lumit, kembet e kesaj ure jane zhvendosur, dhe pusi i ujit ka dale jashte funksioni. Por demet jane me te medha, pasi sa here ka reshje, toka ne kufi te lumit peson shembje, duke ju afruar banesave dhe ndertesat prane jane te rrezikuara nga permbytjet.
Mesohet se Inspektoret e Mjedisit e kane gjobitur disa here kete firme, por ajo vazhdon e qete punen. Gjobat nuk mblidhen, pasi edhe Inspektoriati i Ndertimit nuk ka ndermarre asnjehere asnje veprim.
Inspektori: Disa firma kanë leje
Nje pjese e firmave inerte, te cilat jane kontraktuar per ndertimin e Unazes se Madhe kane leje provizore mjedisore per shfrytezimin e lumit Erzen. Pas shqetesimit te ngritur ne menyre te vazhdueshme ne Top Channel, te merkuren Ministria e Mjedisit, permes kryeinspektorit Ilir Bala konfirmoi se disa firmave te inerteve iu eshte dhene leja, e cila do te perfundoje me procesin e mbushjes se gjithe segmentit te Unazes se Madhe te kryeqytetit.
“Në shtratin e lumit Erzen janë disa firma që kanë leje mjedisore për marrjen e interteve për realizimin e projektit të Unazës së Tiranës”, tha Bala.
Inspektoriati i Mjedisit sqaron se keto leje mjedisore jane dhene per vepra te medha publike, sic eshte Unaza e Madhe, edhe pse shtrati i ketij lumi nuk lejohet te preket ne asnje dite te vitit me vendim te vete kryeministrit Berisha. Por sipas Inspektoriatit, thuhet se pas perfundimit te punes, firmat e inerteve do te marrin persiper rehabilitimin e demeve ne lumin Erzen.
Lumi Erzen eshte vendosur ne listen e lumenjve qe nuk duhet te shfrytezohen me vendim te Keshillit Kombetar te Ujit, te dates 21 qershor te 2006. Por edhe pse ky vendim eshte ende ne fuqi, qeveria vepron me dy standarde, duke nxjerre nje tjeter vendim, ate te shfrytezimit te lumit, per vepra te medha publike.
Shfrytëzimi i lumit Erzen
Lumi Erzen, prej disa javësh po shfrytëzohet pa asnjë kriter, nga
një firmë private ndërtimi, e cila po punon për projektin e unazës së re
të kryeqytetit dhe autostradën Tirane-Elbasan.
Dhjetëra kamione te ngarkuar me zhavorr qarkullojne
cdo dite ne kete zone. Edhe pse në vitin 2006 nga kryeministri Sali
Berisha dhe në vitin 2010 nga ministri i Mjedisit Fatmir Mediu u theksua
se në lumin Erzen nuk duhet të punohet, pasi largimi i një sasie të
madhe të zhavorrit nga shtrati i lumit ka sjellë devijimin e tij,
punimet vijojnë prej disa muajsh dhe vetë banorët e kanë konfirmuar këtë
fakt.
Banore të zonës nuk duan te deklarojnë publikisht mbi
punimet qe vijojnë ne lumin Erzen, pasi ndihen te kercenuar. Por ka nga
ata të cilët thonë se shtepite qe ndodhen prane lumit jane te kercenuara
pasi germimet pa asnje kriter kane favorizuar shembjet e dherave prane
lumit.
Vendimi në 2006: Erzeni nuk preket
Lumi Erzen ka dalë nga lista e lumenjve të shfrytëzueshëm me vendim të
21 qershorit 2006 nga Këshilli Kombëtar i Ujit, me firmë të
kryeministrit Berisha dhe ministrit të atëhershëm të mjedisit Lufter
Xhuveli.
Në këtë listë sanksionohen vetëm lumenjtë të cilët
lejohet të përdoren për shfrytëzim zhavorri, e ku mes tyre nuk bën pjesë
Erzeni. Në këtë vendim në mënyrë të detajuar përcaktohen edhe vendet ku
duhet të merret zhavorri dhe po kështu, edhe muajt e vitit kur ato mund
të shfrytëzohen.
Ndërkohë që brenda 2006 urdhërohet heqja e të gjithë impianteve të përpunimit të inerteve në ato zona të papërfshira në këtë listë, që e nënvizojmë nuk përfshin lumin Erzen.
Por ky vendim nuk është i vetmi përmes të cilit sanksionohet mos përdorimi i lumit Erzen.
Në 11 shkurt të vitit 2010 në komisionin e mjedisit në Kuvend ministri
Fatmir Mediu ka raportuar mbi gjendjen e lumenjve, problemet dhe
manaxhimin e shtretërve të tyre.
Top Channel