Rihanna: Videot e mia, pjesë e spektaklit
03/10/2011 11:00
Rihanna njihet për videot e saj të “nxehta” që në shumë vende të botës janë censuruar dhe për polemikat e shumta.
Ditët e fundit, gjatë xhirimeve të videos së saj më të re në Irlandën e Veriut, një fermer nuk lejoi vazhdimin e punës për faktin se këngëtarja ishte shumë e zhveshur në pronën e tij.
Në intervistën për ‘Vogue’, këngëtarja nga Barbados theksoi: “Ajo që shikoni nuk jam unë, por një rol që unë luaj. E gjitha është pjesë e spektaklit dhe biznesit ku bëj pjesë. Kjo është muzika.”
Përsa i përket sjelljes së saj prej rebeleje, Rihanna e shpjegoi me fëmijërinë që ka kaluar.
“Babai im ishte i varur ndaj drogës dhe kam parë shumë gjëra që më rritën para kohe”, shprehet Rihanna.
Top Channel