Vlorë, shpërthim tritoli në banesë, një i lënduar

23/07/2011 12:35

Shpërthim tritoli në banesën e një 47-vjecari në lagjen “Pavarësia” të
qytetit të Vlorës, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të pronarit të
apartamentit.

Ngjarja ndodhi në katin e 8-të të një pallati në shtëpinë e 47-vjecarit, emri i të cilit ende nuk është bërë publik për mediat.

I lenduari ndodhet në spital dhe sipas të dhënave të fundit, nga shpërthimi ka humbur njërën dorë. Dëmet materiale në banesën e marrë me qira janë të mëdha.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Top Channel