Bulqizë, bllokohet stoku i kromit

20/07/2011 20:05

Ministria e Energjetikës ka vendosur pezullimin e lejes minerare për kompaninë ruso-austriake ACR, e cila ka me koncesion zonën D në minierën e Bulqizës. (UPDATE)

Kjo zonë e përfshirë në kontratën e ACR, njihet si zona me stoqe të mineralit të depozituara në vite.

Në një njoftim zyrtar, Ministria e Energjetikës bëri të ditur se pas raportit të grupit të punës të ngritur nga ministria për të mbikëqyrur zbatimin e kontratës dhe kushteve teknike, ministri Nasip Naco ka vendosur pezullimin e pjesshëm të lejes deri në plotësimin e mangësive që janë konstatuar.

Sipas ministrisë, këto mangësi kanë të bëjnë me sigurinë në punë dhe kushtet e shfrytëzimit të minierës. Ministri Naco ka urdhëruar shpalljen të pavlefshme edhe të të gjitha marrëveshjeve të tjera nënkontraktore që ACR ka lidhur për këtë vendburim.

Vendimi vjen në ditën e 17-të të grevës së minatorëve të Bulqizës, që kërkojnë përmirësimin e kushteve dhe rritjen e sigurisë në punë.

Përvec këtyre, minatorët kanë kërkuar gjithashtu largimin e nënkontraktorëve dhe rritjen e pagave dhe disa benefite të tjera financare.

Kompania pranoi të negocionte më përfaqësuesit e minatorëve, por palët nuk ranë dakord, cka solli në përshkallëzimin e protestës së minatorëve dhe zhvendsojen e saj në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA