Videoja, gjykata rrëzon kërkesën e Metës
11/07/2011 18:20
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta, që videoja mes tij dhe ish-ministrit Prifti të mos merret si provë.
Videoja do të merret si provë, ndërkohë që si e tillë nuk do të pranohen ekspertimet e ekspertit amerikan dhe atij anglez të bëra me kërkesë të prokurorisë.
Ndërkohë, avokatët e zotit Meta, në një reagim pas vendimit të gjykatës, kanë vlerësuar se ky institucion ka vënë në dyshim të gjithë procesin.
“Gjykata ka vënë në dyshim cështjen. Akti i ekspertimit u cilësua si i pavlefshëm”, ka deklaruar një prej avokatëve.
Top Channel