Rama: Tirana u grabit

02/07/2011 12:00

Zgjedhjet në Tiranë janë grabitur. Kështu deklaroi kryetari i Partisë
Socialiste ne Asamblenë Kombëtare mbledhur paraditen e
sotme.

Rama ne fjalen e tij analizoi fitoren e socialisteve ne zgjedhjet lokale si dhe ate qe po ndodh aktualisht me rezultatin per bashkine e Tiranes. Me heret ne kete mbledhje te Asamblese u paraqiten nje seri provash te cilat sipas socialisteve faktojne vjedhjen e zgjedhjeve ne Tirane dhe ndryshimin e rezultatit ne tavoline. Paraqitja, përmes pamjeve filmike dhe mosrakordimit të shifrave u paraqesin sot nga drejtuesit juridikë në PS.

Për disa ditë 8 grupe hetimi kanë analizuar 485 video të qendrave të numërimit. Detyra e tyre ishte për të analizuar videot e procesit të numërimit për të identifikuar arsyet e mospërputhjes së numrit të votuesve me votat, pasi KQZ nisi procesin e numërimit të votave të kontestuara.

Detajet janë mbledhur të gjitha në dosje të cilat më pas u janë shpërndarë gazetarëve dhe anëtarëve të Asamblesë Kombëtare. Deputeti Damian Gjiknuri referoi ne mbledhjen e Asamblesese  te pakten ne 284 qendra votimi nuk korespondenon numri votave me numrin e zgjedhesve.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA