Tiranë-Elbasan, nisin punimet

29/04/2011 15:35

Për herë të dytë brenda 5 vjetësh kryeministri Sali Berisha ka shtypur një buton për carjen e një mali. (UPDATE)

Kete here jo ate te Kalimashit, por te malit, ne zones e Ibes, brenda te cilit do te kaloje tuneli i autostrades Tirane-Elbasan. Kjo autostrade, me gjatesi 31.7 km, me dy tunele nga 2.4 kilometra, me 7 mbikalime dhe 4 nenkalime, ku do ecet me shpejteci 120 km/ore, do te shkurtoje ndjeshem distancen mes kryeqytetit dhe Elbasanit, si dhe te gjithe zones juglindore te vendit, deri ne Korce dhe Kolonje. Kryeministri Berisha e cilesoi kete autostrade vepren e dyte me te madhe ne historine e shqiptareve pas rruges Durrës-Kukës.

“Rruga eshte jete dhe ne po shtrojme nje gjallese gjigante qe do te lidhe Tiranen me Elbasanin. Ky eshte nje kontribut i madh ne ndertimin e Europes ne Shqiperi. Endrra jone europiane behet realitet me cdo rruge qe ndertojme, me cdo ujesjelles, me cdo shkolle, me cdo veper publike dhe private”, tha Berisha.

Sipas kryeministrit Berisha autostrada, duke qene nje nyje nevralgjike per korridorin 8 dhe per boshtin e jugut, do te hape nje dimension tjeter per tregjet dhe per punesimin e shqiptareve.

“Autostrada Tirane-Elbasan krijon rajonin me te madh te tregut ne Shqiperi dhe nje nder me te medhenjete ne rajon. Tirane-Elbasan-Durres do te shnderrohen ne nje veper te perbashket”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA