Kuvend, hyjnë pesë deputetë të rinj

31/03/2011 10:45

Kuvendi ka hapur punimet paraditen e sotme me betimin e 5 deputetëve të rinj. Ata marrin detyrën pasi 5 parlamentarë dorëzuan mandatet për shkak se kandidojnë për postet e kryebashkiakëve në zgjedhjet për pushtetin vendor më 8 maj.

Deputetët që dorëzuan mandatet janë Lulzim Basha, që kandidon për Bashkinë e Tiranës, Ferdinand Xhaferraj për Bashkinë e Durrësit, Adrian Kollozi për Bashkinë e Vlorës, Gjok Jaku për Bashkinë e Lezhës dhe Fatos Tushe në Lushnje.

Ligji detyron kandidatët që mos kenë asnjë mandat dhe post të lartë në rast se regjistrohen si kandidat në zgjedhjet lokale.

Pas largimit mandatin e deputetit e kanë marrë emrat e rradhës në listën proporcionale, sipas zonave, në zgjedhjet e qershorit të vitit 2009.

Për këtë arsye sot kanë bërë betimin deputetët e rinj Kosta Barka, Ndriçim Babasi, Aurel Bylykbashi për Partinë Demokratike dhe Ndrec Deda dhe Arjon Muçaj nga Partia Socialiste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA