Lazio, tifozët kërkojnë humbje me Interin

26/04/2010 18:45

Ditën e dielë në rast të fitoreje apo barazimi të Lazio-s në ndeshjen kundër Interit dhe nëse Roma fiton në Parma, skuadra verdhekuqe rimerr sërish kreun e renditjes.

Por një gjë e tillë, tifozët e Lazio-s nuk dëshirojnë që të ndodhë. Ata janë gati të festojnë nëse skuadra e tyre humbet sepse në këtë mënyrë, “armiqtë” e përjetshëm nga i njëjti qytet nuk do t’i afrohen titullit të katërt kampion.

Në faqen e mesfushorit Ledesma, ultrasit bardhekaltër kanë publikuar një komunikatë ku shkriajnë: “Humbisni me Interin dhe më pas gjithë kthesa e veriut do festojë me gishtin poshtë”. Më tej ata theksojnë se nuk duhet harruar gjesti i Totti-t në derbin e para një jave.

“Të dielën keni mundësi të shpëtoni një sezon të tërë, mos na zhgënjeni”, thuhet mes të tjerash. Ndërkohë presidenti Claudio Lotito nuk e shikon në këtë mënyrë. “S’kemi shpëtuar ende dhe duhet t’i bëni mirë llogaritë. Për të shpëtuar nevojiten ende edhe 4 pikë dhe kemi 3 ndeshje për të luajtur të cilat do jenë të gjitha si finale”, thekson kreu i shoqërisë bardhekaltër.

Top Channel