Shuhet Agim Qirjaqi
28/03/2010 18:15
Ndahet nga jeta në moshën 59 vjeçare aktori i njohur i skenës shqiptare Agim Qirjaqi.
Qirjaqi vuante prej muajsh nga një sëmundje e rëndë.
Ai mbahet mend për rolet e tij të shumta në skenat e teatrit dhe kinematografisë shqiptare, sidomos për rolet në filmat “Lulëkuqet mbi mure”, “Dimri i fundit”, “Radiostacioni”, “Apasionata” etj.
Qirjaqi mbajti postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar në vitet 2002-2003.
Top Channel