Donatori dhe deputeti i Peqinit, Dashnor Sulaj, ka reaguar pas incidenteve te ndodhura ne ndeshjen Shkumbini-Tirana, ku skuadra e Peqinit edhe me 10 lojtare, arriti te mund 24 here kampionet e Tiranes fale nje supergoli te Seksenit.
Ai per Top Channel rrefen gjithcka ndodhi ne keto skena jo normale per nje ndeshje futbolli.
“I vetmi moment i acaruar ishte dalja me te kuq e Tafajit dhe gjykoj se ishte nje moment i drejt nga gjyqtari. Une kam dashur te hyje per nje moment per t’i qetesuar dhe nuk me kane lene forcat e rendit. Nuk eshte situate normale, por ne prej mishi dhe gjaku jemi”, tha Sulaj.
Njekohesisht me cilesimin si jo normale te ketyre skenave, zoti Sulaj premton se keto skena, nuk do te ndodhin me.
“Eshte gabim, por gjykoj se duhet te tregohemi mjaft te kujdesshem. Nuk lame imazh te mire dhe kete dyhet ta pranojme publikisht. Por futbolli eshte nje loje qe mund te coje ne veprime te tilla”, theksoi Sula.
Top Channel