PS: 10 dite kohe qeverise

22/11/2009 13:25

“Nje levizje e re popullore ka lindur ne Shqiperi”. Me kete fjali e ka nisur fjalen e tij Edi Rama ne mitingun mbylles te maratones 3 ditore te protestave te opozites para kryeministrise per hapjen e kutive.

Lideri socialist tha para protestuesve se tashme Shqiperia nuk eshte me ajo e 48 oreve me pare. “Populli opozitar me i bashkuar per lirine ka shtruar ne kore ultimative kerkesen e tij per qevrerine, te hapen kutite e votimit ose vala e protestes do hapet ne te gjithe Shqiperine, deri ne largimin e qeverise. Ju jeni perfaqesuesit e 100 mije shqiptareve qe 48 ore me pare i treguan botes imazhin e Shqiperise reale. Beteja jone per hapjen e kutive do vazhdoje me tej si nje beteje e rezistences demokratike kudo dhe me cdo mjet te protestes”, theksoi Rama.

Shefi i selise roze ashpersoi tonet duke i dhene nje ultimatum te prere qeverise dhe liderit te saj, duke nenvizuar se nese pas ketij afati, nese kutite nuk do te hapen, atehere opozita do kerkoje zgjedhje te parakohshme. “Nese brenda 10 ditesh Berisha nuk hap kutite e votimit ne do ta ngreme ne kembe popullin shqiptar dhe do te ndalemi vetem kur ne Shqiperi te jene shpallur zgjedhjet e parakohshme. Uroj qe kjo jave e fundit e nentorit te sjelle driten e arsyes ne tunelin e shembur te Berishes per interesin e tij personal. Sali Berisha ka 10 dite kohe per te menduar dhe reaguar, zgjedhja eshte e tij, e drejta eshte e jona”, tha Rama.

Sipas tij, opozita do t’u rezistoje dhunuesve te pushtetit, duke mos u lejuar me asnje centimeter ne ushtrimin e pushtetit te tyre ilegjitim. “Nuk po kerkojme pushtetin, por te drejten ligjore te shohim voten dhe nese pushteti na i mohon, ne do t’i mohojme pushtetit te drejten qe te na qeverise. Ndiej njesoj si edhe ju te rritet brenda meje ndjenja e revoltes ndaj ketij pushteti qe kerkon te grabise gjithe Shqiperine. Forca jone qendron tek e drejta qe kemi me vete dhe kete do ta mbrojme me te gjitha forcat”, shtoi kryetari i PS-se.

Rama theksoi gjithashtu se kjo proteste nuk synonte pushtimin e kryeministrise. “Qielli dhe toka nuk do puqen ndersa nen kete qiell dhe mbi kete toke beteja do kaloje ne nje faze te re jo vetem fjalesh por edhe veprimesh ndaj nje pushteti qe nuk i ka votat per te qeverisur Shqiperine”, qartesoi Rama.  

Top Channel