Një pjesëtar i stafit mjekësor në Tajlandë ka humbur jetën pasi besohet se është infektuar me koronavirus nga një person i vdekur, transmeton Daily Mail.
Eksperti mjeko-ligjor u infektua në Bangkok dhe besohet se ky është rasti i parë i këtillë në botë.
Hulumtuesit kanë paralajmëruar përmes një letre të publikuar se punëtorët mjeko-ligjor duhet të mbrohen nga infektimi që mund të vijë nga trupat e pajetë.
Ende nuk dihet plotësisht se si transmetohet virusi i ri.
“Profesionistët mjeko-ligjor duhet të veshin rroba mbrojtëse, doreza, syze mbrojtëse dhe maskë”, thuhet në këtë letër.
Nga stafi kërkohet kujdes i veçantë sidomos nga kontakti i mundshëm me lëngjet trupore të viktimave.
Tajlanda deri më tani i ka raportuar 2,613 raste të infektimit me koronavirus dhe 34 viktima.
Top Channel