Dy automjete marrin flakë te rruga e Kavajës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

06/04/2020 09:31
Foto ilustruese

Dy automjete janë përfshirë nga flakët pranë rrugës së Kavajës.

Zjarri ka ndodhur rreth ores 2 të mëngjesit dhe mësohet se automjetet kanë qenë të parkuara në rrugë. Dyshohet se ka qenë zjarrvënie e qëllimshmë. Zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje dhe shuar flakët ndërkohë që kanë nisur hetimet përkatëse.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.04.2020, rreth orës 02:10 në rrugën “Ndre Mjeda”, tek ish “Parku”, ka rënë zjarr tek 3 mjetet e parkuara, me pronësi të shtetasve SH.K., R.K., dhe A.M . Nga Sherbimet e zjarrëfikses u bë e mundur fikja e zjarrit , ku si pasojë ka vetëm deme materiale.

Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Top Channel