Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do sjellin reshje në të gjithë territorin. Në zonat veriore reshjet do jenë në formën e dëborës. Në mbrëmje pritet që reshjet të pushojnë dhe dita e enjte të ketë mot të kthjellët.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një ulje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga -3ºC në 03ºC, në zonat e ulëta nga 02ºC në 12ºC dhe në zonat bregdetare nga 06°C në 12ºC.

Era do të fryejë në drejtim Verior-Verilindor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Në zonat malore reshjet do jenë në formën e dëborës. Temperaturat do të pësojnë një ulje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -4ºC deri në 02ºC dhe në zonat e ulëta nga 01ºC në 04ºC.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel