Në studion e emisionit “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Florian Gjini dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar piktori me aftësi të veçanta, Drini, si dhe mamaja e tij.

Historia mbresëlënëse e një djali me aftësi të veçanta, i cili tashmë është krijuesnjë arti magjepsës, pikturës. Mamaja e Drinit, shprehet se djali i saj ka aftësi të jashtëzakonshme. Drini deri më tani ka realizuar 16 ekspozita të suksesshme, por ka vështirësi që të gjejë blerës për artin e tij, gjë që ai e kërkon me “forcë”, pasi paratë dëshiron që t’i kontribuojë në familjet e tjera që kanë histori të ngjashme me të tijën. Mirëpo, pikturat e Drinit, konfirmoi mamaja e tij, janë vlerësuar së tepërmi nga shumë piktorë të famshëm botërorë, të cilët i kanë cilësuar ato të pasura me një “botë superiore”.

“Bota e autikëve është shumë e bukur, përveç se ne ata i shohim të mbyllur duhet të sensibilizohet i gjithë komuniteti, sepse këta kanë një botë shumë më të fuqishme sesa ne humanët, pasi ata kanë aftësi të jashtëzakonshme, në shumë fusha. Drini ka prezantuar 16 ekspozita shumë të suksesshme. Drini ka nevojë të shesë piktura dhe të ndihmojë familjet që janë në vështirësi. Të gjitha këto janë piktura origjinale në stile të ndryshme, si abstrakt, të qetë dhe Vang Gog. Pikëturat e tij kanë një botë superiore dhe i japin botës njerëzore shumë ide. Këtë e kanë konfirmuar edhe piktorë të famshëm botëror”, u shpreh mamaja e Drinit.

Top Channel