Të zgjohesh me një kafe turke, pranë fëmijëve e bashkëshortes me një mundësi që gjithë kohën t’ua kushtosh vetëm atyre është fat mbi këtë fatkeqësi.

Kështu nisin mëngjeset e Venharit në këtë kohë pandemie, teksa shikon përreth duke menduar si tua bëjë të sotmen më të bukur se të djeshmen.

Venhari me bashkëshorten Menetën kanë kombinuar oraret e punës në mënyrë që të mos i lënë fëmijët vetëm, të cilët këtë kohë janë duke shfrytëzuar maksimalisht me ta.

Misioni i tyre përveç ruajtjes të pastërtisë dhe qetësisë është t’ua bëjnë fëmijëve sa më të lehtë këtë situatë të pazakontë.

Përtej një jete tejet dinamike, pandemia u mundësoj atyre si shumë të tjerëve të qëndrojnë me tepër me njëri tjetrin.

Top Channel