Turqia dhe Rusia ishin dy vendet e mëdha që nuk po e ndalnin kampionatin shkaku i koronavirusit.

Por, mëngjesi i sotëm, ka ndryshuar vendimin tek Rusia, aty ku luan edhe Bernard Berisha me Terek Groznyn.
Kampionati është pezulluar sot, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Federata e Futbollit të Rusisë ka marrë vendim që së paku deri më 10 prill të ndalohen garat.
Në Rusi, kampionati ka arritur në javën e 22-të, me Zenitin kryesues.
Berisha, sikurse gjithë lojtarët tjerë, pritet të mbyllet në karantinë.

Top Channel