Pavarësisht urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit për marrjen e masave higjenike në institucionet arsimore ndaj koronavirusit, një gjë e tillë siç e shikoni nuk ka ndodhur.
Nuk ka ujë të ngrohtë si dhe solucione për larjen e duarve”
“S’keni pasur ndonjëherë sapun këtu në universitet?”
“Jo…”
“Po me çfarë i lani duart?”
“Po me letra të lagura… kemi kërkuar në klasa e këshilla studentorë të merren masa, pasi me situatën e koronavirusit rrezikojmë. Por deri më tani asnjë kusht higjenik”.
Në mungesë të kushteve higjenike të siguruara nga universiteti, studentët kanë marr masat vetë me blerjen e dizinfektuesve. Në të njëjtën gjendje ndodhen përgjithësisht, edhe mjediset shkollore. Strukturat e ministrisë së arsimit dhe të shëndetësisë nuk kanë siguruar artikujt higjeno-sanitarë në të gjitha institucionet arsimore, ashtu siç kërkon urdhri.
“Nuk ka ujë të ngrohtë, madje ka raste që s’ka ujë fare. As sapun nuk ka, i lajmë duart me dizinfektant.
I kemi porositur të mos shkojnë në tualete. Lë për të dëshiruar, pisllik…”
Top Channel