Rëndom nga çdo ditë tjetër, sistemi arsimor të mërkurën ia ka kushtuar disa minuta informimit të fëmijëve për koronavirusin.

Mësimdhënësit i kanë mësuar nxënësit për masat preventive që duhen marrë për parandalimin e infektimit me virusin COVID 19.

Megjithëkëtë kureshtja e fëmijëve kalonte përtej këshillave për masat.

Por, përveç informimit shkollat e tyre nuk janë furnizuar me asgjë tjetër përveç sapunëve.

Drejtoresha e shkollës tregon se këtë po e bëjnë vetë prindërit duke i furnizuar fëmijët me dezinfektues.

Përveç informimit të vazhdueshëm të qytetarëve për masat preventive që duhen marrë, institucionet shëndetësore janë duke bërë kontrolle të vazhdueshme në aeroport dhe pika kufitare tek personat që kanë ardhur nga zonat e prekura.

Top Channel