FOTO/ Festa e ‘çmendur’ e Tiranës pas përmbysjes me dy gola në fund të takimit ndaj Kukësit

21/02/2020 20:14

Tirana ka bërë një përmbysje të çmendur në takimin që luajti për llogari të javës së 23 të Superligës Shqiptare duke shënuar dy gola në dy minuta në fundin e takimit.

Në minutën e 83 do të ndodhte edhe episodi që ndryshoi fatet e takimit. Teqja bën një ndërhyrje të gabuar në limitet e zonës dhe ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë duke lënë të tijtë me 10 lojtarë.

Idriz Batha realizoi golin e barazimit, pikërisht nga kjo goditje dënimi. Teksa 2 minuta më pas Torrasa shënoi golin e fitores për ekipin e Tiranës.

Tirana është në vendin e parë me 44 pikë, e ndjekur nga Kukësi me 42 dhe Partizani që ka një ndeshje më pak me 37.

Pas përfundimit të takimit, lojtarët dhe tifozët kanë kaluar në delir duke festuar “çmendurisht”.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel