“Shkaqe xhelozie”/ Modelja e famshme e “Playboy” sulmohet brutalisht nga 2 Pitbulla

19/02/2020 12:23

Modelja e famshme e “Playboy”, Hether Elizabeth Parkhurst pothuajse humbi njërën nga krahët kur dy qentë e saj të llojit Pitbull e sulmuan.

Bukuroshja 52 vjeçare kishte marrë kohët e fundit një qen tjetër, Bady-n për t’i bërë shoqëri qenit të saj të mëparshëm, por kjo gjë nuk është parë me sy të mirë nga ky i fundit, Buda i cili filloi të xhelozohej.

Meqenëse Buda u la paksa pas dore nga pronarja, Elizabeth, xhelozinë mendoi t’ia nxirrte qenit të sapoardhur Bady, duke u përleshur së bashku. Në tentativë për t’i ndarë modelja është kafshuar nga dyshja e kafshëve, duke marrë plagë të rënda në krah.

Në fotot e publikuara shihet edhe gjendja e rëndë e Elizabeth, e cila mesa duket e ka paguar keq blerjen e një qeni të ri Pitbull.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel