Mbi 2 mijë të vdekur nga koronavirusi, viktima i dytë në Hong Kong

19/02/2020 11:11

Dymijë e katër njerëz kanë gjetur vdekjen deri tani nga koronavirusi sidomos në Kinë.

Megjithatë edhe Hong Kongu regjistroi së fundmi vikamën e dytë që nga përhapja e virusit të rrezikshëm që tani quhet Covid-19.
Komisioni kinez i shëndetësisë konfirmoi se numri I viktimave në 24 orët e fundit është mbi 150.
Ndërsa numri total i të prekurve ka arritur në 74 mijë e 185.
Megjithatë ka edhe lajme të mira pasi vetëm në 24 orët e fundit spitalin e Hubeit e kanë lënë plot 1266.

Top Channel