Greqia lëshon monedhën përkujtimore të Betejës së Termopileve

18/02/2020 21:43

Greqia ka njoftuar se do të lëshojë në qarkullim dy monedha përkujtimore për të shënuar 2500 vjetorin e betejës historike të Termopileve të luftuar në 480 p.e.s.
Njoftimi u bë në një event të ditëve të fundit në Berlin, teksa monedha e re e vlerës €2 do të hyjë në qarkullim në zonën euro.

Tjetra do të jetë një monedhë përkujtimore e argjendtë që mund të blihet nga koleksionistët për 10 euro dhe nuk do të jetë në qarkullim të përgjithshëm.

Fjalët “2,500 vjet nga Beteja e Termopileve” janë të shkruara rrotull monedhës bashkë me mbishkrimet ”Republika Helenike.”

Monedha e argjendtë e koleksionistëve tregon një hoplit (ushtar) grek me mburojë në njërën anë, dhe shtizat e zgjatura në anën tjetër.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel