Erdogan inauguron Bibliotekën Popullore në pallatin presidencial në Ankara

18/02/2020 21:11

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka hapur zyrtarisht sot dyert e Bibliotekës Popullore në pallatin presidencial në Ankara.

Ndërtimi i Bibliotekës Popullore ka filluar në vitin 2016 dhe shtrihet në 125 mijë metra katrorë, të cilën mund ta vizitojnë deri në 5 mijë persona në dite.

Nëpër vitrina janë të renditura 4 milionë libra të shtypura, derisa në formën elektronike janë në dispozicion mbi 120 milionë. Dollapët janë mbi 201 kilometra të gjatë, mbi të cilat janë të vendosur librat nga qindra shtete që janë të përkthyera në mbi 134 gjuhë.

Në zemër të bibliotekës gjendet një hapësirë e veçantë që përbëhet nga 16 shtylla betoni, sa kane qene dhe shtetet turke përgjatë historisë. Është për një hapësirë prej 3.500 metra katrorë me 24 ulëse dhe koleksionin prej afro 200 mijë librash. Në kupolën e sallës janë shkruar ajetet kuranore.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel