Pas përmbylljes së Konferencës së Donatorëve, që u mbajt ditën e sotme në Bruksel, në mbështetje të Shqipërisë, për kapërcimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar, në fjalën e tij, kryeministri i vendit e ka cilësuar një mrekulli të gjithë ndihmën që i është ofruar Shqipërisë në këto ditë të vështira.

Konferenca e Donatorëve në Bruksel për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar të vitit të shkuar (26 nëntor) ka kaluar çdo pritshmëri. Në total janë mbledhur plot 1.15 miliardë euro që do t’i vijnë në ndihmë Shqipërisë.

Fjala e plotë e kryeministrit:

“Kjo është në fakt ai moment i vërtetë, që fakti që unë nuk kam një fjalim me vete do të thotë shumë për pritshmëritë e mia. Kur po vinim këtu po spekulonim, nevoja ishte kaq e madhe, në qoftë se arrijmë në 40% të gjithë shumës mund të kthehemi në shtëpi pa ankth, po të arrijmë 50% të vlerës mund të ndihemi se kemi pasur sukses. Dhe përtej 50% të shumës do ketë ishte një mrekulli.

Kjo ka qenë përtej imagjinatës të shfrenuar, nuk di çfarë të them!

Më lejoni të citoj diçka nga bibla: “Sepse në një frymë u pagëzuam, në një trup dhe të gjithë vijmë nga e njëjta frymë dhe shpirt.  Nëse një pjesëtar vuan, ne vuajmë se bashkë, nëse një pjesëtar nderohet ne të gjithë gëzohemi”.

E ndërsa citoj biblën, udhëheq një vend i cili e ka vëllazërinë fetare, siç dhe Papa Francesku e ka pagëzuar nuk mund të largohem pa e përmbyllur me kuranin, dhe nuk gjej dot shembull më të bukur se ajo që ndodhi sot: Njerëzimi është një komb i vetëm, faleminderit shumë”.

Top Channel