Moment i sikletshëm! Prezantuesi po jepte parashikimin e motit, harta shfaqet në formë penisi

17/02/2020 21:09

Ajo që mund të konsiderohej si një transmetim i motit rutinë, është kthyer në “shënjestrën” e kritikave të përdoruesve të rrjeteve sociale.

Në videon e bërë virale nga Daily Mail, shikohet prezantuesi i motit të BBC-së, duke shpjeguar mbi kushtet klimaterike që priteshin në orët në vazhdim në ishull . Teksa ishte duke raportuar mbi stuhitë që kanë përfshirë Britaninë e Madhe, në një moment u ndal për të shpjeguar se stuhia pritet të përfshijë Uellsin Jugor, e si pasojë do të shoqërohet me shi dhe përmbytje të shumta.

Deri në këtë moment çdo gjë duket brenda normales. Ajo që shkaktoi reagimet ishte forma e paraqitjes së hartës territoriale. Pozicioni gjeografik i Uellsit Jugor u paraqit grafikisht në formën e një organi gjenital mashkulli, pikërisht kjo grafikë shkaktoi dhe një valë kritikash në rrjete sociale, kryesisht në Twitter.

Përdoruesit e rrjetit shikohen të darë në dy pjesë, disa e pritën më humor këtë histori, ndërsa disa të tjerë nuk ngurruan që stuhinë e emërtuar si “Dennis” ta pagëzojë si “Stuhia Penis”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel