Disa nga uiskit më të rralla dhe më të kushtueshme në botë, dolën në shitje të premten në një ankand online. Bëhet fjalë për një koleksion privat të mbledhur nga një manjat që nuk jeton më i pijeve soft në ShBA.

Kompania që organizon ankandin thotë se bëhet fjalë për një koleksion perfekt, të mbledhur nga drejtuesi i kompanisë pepsi, Richard Gooding, që përfshin edhe shishe 100 vjeçare që besohet se kushtojnë më shumë se 1 milionë paundë. Koleksioni përbëhet nga 3900 shishe, dhe përmban uiski skocez që do të shitet në dy lotë.

1949 shishet e para do të dalin në ankand për 10 ditë, duke filluar nga e premtja. Pjesë e tyre është edhe një Macallan 1926 Valerio Adami 60 vjeçar dhe një Springbank 1919 50 vjeçar. Një nga Macallans u bë shishja më e kushtueshme e shitur në botë kur u ble në tetor në Sotheby’s, për 1.5 milionë paundë ose 1.8 milionë euro.

Ndërsa seria e dytë e shisheve do të dalë në shitje nga 10-20 prill dhe qindra vetë janë regjistruar për të marrë pjesë në event, në uebsajtin e kompanisë. Gooding, që u nda nga jeta në 2014, ishte nipi i James a Gooding, që edhe themeloi kompaninë pepsi, cola në Denver në vitin 1936. Ai ka shpenzuar dekada duke fluturuar nëpër Skoci, me pilotin e tij, për të gjetur shishe speciale nga distilieri të vogla.

Top Channel