Video/ Ngjarje si në filma, polici tërhiqet zvarrë 500 metra me motor nga tre të rinj

13/02/2020 23:05

Një video shokuese ku një polic është duke u tërhequr zvarrë nga tre të rinj që udhëtonin me një motoçikletë po bëhet virale në internet.

Ngjarja sipas mediave të huaja thuhet se ka ndodhur në pjesën veriore të Indisë. Ndër të tjera shkruhet se fillimisht polici ka tentuar që të ndalojë të rinjtë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara.

Polici jo vetëm që nuk arriti t’i ndalonte, por si rezultat u tërhoq zvarrë nga ata për më shumë se 500 metra. Si pasojë polici ka pësuar lëndime të shumta pothuajse në të gjithë pjesët e trupit dhe më pas është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal.

Ndërkohë një grup hetimor është vendosur në kërkim të personave që po udhëtonin me motoçiklete të cilët ia kanë dalë që të largohen me shpejtësi pas incidentit.

Top Channel