Islam Slimani, Monaco

Shpesh ikja nga Liga Premier në një kampionat tjetër dalin të qëlluara për lojtarët.

Kevin De Bruyne dhe Mohamed Salah ishin larguar më parë nga kampionati anglez për tu rikthyer, ndërsa tani janë ndër lojtarët më të mirë në botë.Historia mund të përsërite, pasi edhe disa të tjerë janë larguar dhe po shkëlqejnë në kampionate tjera.
The Guardian ka nxjerrë 10 lojtarë që nuk u vlerësuan sa duhet në Angli, apo ishin të tepërt në skuadër, por tani po shkëlqejnë diku tjetër në Evropë.
Chris Smalling, Roma
Edhe pse forma e tij dhe forma e skuadrës kanë dallim të madh, Chris Smalling po rezulton një sukses në Serie A. Shumë e kanë quajtur “Smaldini” pas fillimit të tij të shkëlqyeshëm në Itali.

Vlerësimi për këtë sezon: 7.18

Kieran Trippier, Atlético Madrid
Një tjetër mbrojtës i Anglisë i konsideruar si tepricë nga klubi i tij gjatë verës, Kieran Trippier pati një periudhë të vështirë në Tottenham sezonin e kaluar.
Cilësia e tij nuk kaluan pa u vënë re nga Diego Simeone. Ai ka krijuar më shumë raste sesa çdo lojtar tjetër në Spanjë.

Vlerësimi këtë sezon: 7.18

Islam Slimani, Monaco


Islam Slimani ishte një nga lojtarët më të përfolur gjatë afatit kalimtar të janarit. Algjeriani ishte nënshkrimi rekordit i Leicesterit kur arriti në klub në vitin 2016, por kurrë nuk e gjeti vetën në Angli.

Forma e tij gjatë huazimit te Monaco këtë sezon është e mirë. Ai ka tetë gola dhe tetë asistime në Ligue 1 këtë sezon.
Vlerësimi këtë sezon: 7.22
Thorgan Hazard, Borussia Dortmund
Kur Chelsea nënshkroi me Thorgan Hazard nga Lens, u tha shumë se e morën për vëllain e tij të madh, Edenin.
Thorgan nuk bëri asnjë paraqitje të vetme me klubin dhe u dërgua në Zulte-Waregem, përpara se të transferohej në Bundesligë si huazim te Borussia Mönchengladbach.
Ai tani është te Borussia Dortmund ku ka katër gola dhe nëntë asistime.
Vlerësimi këtë sezon: 7.26

Jérémie Boga, Sassuolo
Jérémie Boga doli nga akademia e Chelseat, por karriera e tij në këtë klub ZGJATI vetëm 16 minuta.
Që atëherë Boga ka kaluar nga një klub te një tjetër. Tani ai është te Sassuolo.
Anësori 23 vjeç, ka shënuar shtatë gola në Serie A këtë sezon, ndërsa vetëm tre lojtarë në pesë ligat më të mira të Evropës kanë bërë më shumë driblime sesa ai, 97.
Vlerësimi këtë sezon: 7.27

Joselu, Deportivo Alavés

Joselu nuk tregoi shumë në Angli me klube si Stoke dhe më pas Newcastle. Ai u bashkua me Alavés verën e kaluar.
Sidoqoftë, 29-vjeçari është rikthyer në Spanjë dhe ka dëshmuar se është një lojtar i mirë. Ai ka shënuar nëntë gola.
Vlerësimi këtë sezon: 7.33
Mikel Merino, Real Sociedad
Mikel Merino është një tjetër ish-lojtar i Newcastle i cili po lulëzon në Spanjë.
Pas një sezoni të fortë debutues me Real Sociedad, Merino – i cili është ende vetëm 23 vjeç – ka qenë një zbulim këtë sezon.

Vlerësimi këtë sezon: 7.33

Romelu Lukaku, Inter

Megjithë rekordin e tij si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Belgjikë dhe vetëm 18 lojtarë kanë shënuar më shumë gola në historinë e Ligës Premier – Romelu Lukaku ishte i padëshiruar nga Ole Gunnar Solskjær te Manchester United.
Ai ka heshtur çdo kritik që nga transferimi në Inter. Lukaku ka shënuar 21 gola.
Vlerësimi këtë sezon: 7.53

Luis Alberto, Lazio

Luis Alberto u bashkua me Liverpoolin nga Sevilla për 7 milion funte në 2013, por atij kurrë nuk iu dha një rast i vërtetë në Angli.
Ai luajti vetëm 258 minuta në 12 paraqitje. Tre vjet më vonë, pas huazimeve te Málaga dhe Deportivo La Coruña, Liverpool e shiti te Lazio,
Ai është bërë yll në Serie A ku ka shënuar 18 gola dhe ka dhënë 30 asistime në tre vitet e fundit.
Vlerësimi këtë sezon: 7,67
Angel Di María, Paris Saint-Germain
Kur Manchester United nënshkroi me Angel Di Maria në vitin 2014, tifozët pritën shumë prej tij.
Edhe pse dha 11 asistime në një sezon te United, klubi e largoi. Në sezonin e tij të parë në PSG ai shënoi 10 gola dhe dha 18 asistime. Di Maria vazhdon të shkëlqejë.Telegraf
Vlerësimi këtë sezon: 7,78

Top Channel