Në studion e emisionit “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja ishte i ftuar analisti Andi Bushati. Gjatë bisedës u fol edhe për raportet mes kryetarëve të dy partive më të mëdha në vend, Edi Rama, kryetari i Partisë Socialiste dhe Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike.

Denis Drynjaja: Një gjë është e sigurt që gjithë kjo mënyrë politikë bërje është që në popull po krijon një lloj mosbesimi tek politika. Në fakt këto të dy, pra Basha dhe Rama, janë vërtetë kundërshtarë apo janë pseudo kundërshtarë në këtë lloj politike të madhe, duke futur brenda edhe interesa të tjera”.

Andi Bushati: Unë mendoj se janë kundërshtarë vetëm për perimetrin e karriges së njëri-tjetrit dhe janë aleatë nga mënyra si duan të na përdorin ne, 2 milionë e ca shqiptarët e tjerë”.

Denis Dyrnjaja: Ndërkohë duhet të mendojmë që Basha ka zgjedhur gjithmonë që të jetë në opozitë, për të pritur një moment më të favorshëm, për të arritur më pas pushtetin. E pranon me koshiencë numrin dy, si mund të thuhet ndryshe në një metaforë, duke patur benefite të fshehura”.

Andi Bushati: Pa pasur fakte nuk mund ta them, po benefiti i fshehur është që edhe kryetari i opozitës, në këtë vend edhe kur ka qenë Rama dhe Berisha është një pushtet shumë i madh. Mbi atë që mund t’i humbasësh të gjitha dhe të jesh numri dy, ka shumë veta që mund të zgjedhin që të jenë numri dy”.

Top Channel