“Shqiptarin e ka prishur mosbindja dhe jo bindja. Nis ti më parë të japësh shembullin e bindjes jo të verbër.” Kështu shprehet biri Abdylit dhe nipi Naim Frashërit dikur, Mit’hat Frashëri. Kjo më erdhi në mend pasi vizitova Frashërin në emisionin e rradhës të ciklit “Fshatrat e Shqipërisë”.

Kur nisesh drejt këtij fshati, befasohesh afër mrekullimit. Malet, çukat, kodrat e brigjet e Naimit, paskan qenë vërtet për t’i sjellë në mend ditë edhe natë.

Nga Përmeti, mund të arrish aty për rreth dy orë. Njerëzit e kesaj zone janë kaq të qetë sa mund të mësosh se si të mos ngutesh. Por kur mbërrin në këtë tempull të identitetit tonë kombëtar, do të mërzitesh. Do të kuptosh se e kemi harruar. Frashëri ka mbetur pa frashërllinj. Pa banorë dhe vizitorë. Nuk do të gjesh as tre shtëpi dhe do të ngresh zërin dhe për rrugën e transformuar që të ngjallte keqardhje. Se si nëpërmjet saj mohoet një natyrë e tërë. Por ama, do të gjesh njerëz aty. Njerëz që nëse troket në portë të shtrojnë përpara bukë të ngrohtë dhe ca raki Përmeti, aq dashur afër sobës me dru.

Pse askush nuk flet sot për fshatin që na dha famë? Ilnisa Agolli na rrëfen të thënat e të pathënat, e Frashërit që dha shumë dhe nuk mori asgjë.
Shih emisionin më poshtë:

Top Channel