Operacioni Forca e Ligjit nuk ka të ndalur, sekuestron pasuri të gjashtë personave. Emrat
04/02/2020 18:03
Policia e shtetit ka njoftuar se Operacioni Forca e Ligjit ka vepruar sërish në lidhje me ngjarjen e 17 janarit 2020 ku u mor peng Jak Prenga dhe më pas u vra nga disa persona.
Pas sekuestrimit të kompleksit Golden, OFL-ja ka sekuestruar edhe banesat e personave të përfshirë.
Njoftimi:
4 shkurt, OFL
Një vazhdim të aksionit të nisur ditën e djeshme nga Operacioni Forca e Ligjit, lidhur me ngjarjen e datës 17.01.2020, sot, më datë 04.02.2020, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nxjerrë urdhrat e sekuestrimit për subjektet e mëposhtme:
Shtetasit A. M., me banim në lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:
Një banesë njëkatëshe, e ndodhur në lagjen Skënderbeg, Shkodër.
Shtetasit M. D., me banim në Nicaj, Shkodër, i është sekuestruar:
Një banesë dykatëshe + një kat njësi shërbimi, e ndodhur në lagjen Fermentim, Shkodër;
Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 1541 m2 ;
Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 350 m2.
Shtetasit A. D., me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:
Një banesë dykatëshe, e ndodhur në lagjen Bleran, Njësia administrative Rrethina, Shkodër;
3 automjete
1 motor.
Shtetasit G. F. me banim, lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:
Një banesë vilë katërkatëshe, me pishinë;
Një automjet;
Shtetasit A. D. me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:
Një banesë trekatëshe, e ndodhur në Hot i Ri, Shkodër.
Shtetasit M. B., me banim në Grudë e Re, Shkodër, i është sekuestruar:
Një banesë dykatëshe + një kat papafingo, e ndodhur në Grudë e Re;