Rrëmbimi dhe vrasja e Jak Prengës/ Ja kush është Altin Hajri, pronari i resortit luksoz i shpallur në kërkim

29/01/2020 17:02
Altin Hajri

Biznesmeni Altin Hajri, pronar i kompleksit “Golden” në Shijak, ku dyshohet se është dërguar pas marrjes peng në Kamëz 49-vjeçari Jak Prenga, që nuk është person i panjohur as për drejtësinë shqiptare është shpallur në kërkim.

Top Channel sjell ekskluzivisht foton e tij.

Për Hajrin rezulton që edhe në fund të 2017 ka qenë i kërkuar për plagosjen e rënde të M. B ngjarje e ndodhur në fshatin Pjezë Shijak, por nuk dihet se si me pas emri i tij u hoq në atë kohë nga lista.

Ndërkohë që lista e të dyshuarve për rrëmbimin dhe vrasjen e Jak Prengës është shtuar, përveç 5 personave që janë arrestuar tashmë nga policia dhe pesë të tjerëve që janë në mungesë dhe që është kërkuar arrest me burg.

Nën hetim janë edhe tre persona të tjerë anëtarë të një grupi të fuqishëm kriminal.

Top Channel