Aktorja që i ka dhënë zërin karakterit shumë të dashur për fëmijë, Pepa Pig, do të heqë dorë nga roli pas më shumë se një dekade. Harley Bird, 18 vjeç, që ka qenë zëri i karakterit vizatimor që kur ajo ishte pesë vjeç, tha se kasti i serisë televizive i kishte dhënë asaj kujtime të paharrueshme.

Ajo do të zëvendësohet nga një nëntë vjecare Amelie Bea Smith, e cila bëhet kështu aktorja e katërt që i jep zërin derrkuces simpatike.

Smith do të shfaqet për të parën herë në episodet e Peppa Pig në ditën e shën valentinit. Bird, fitoi një çmim Bafta për rolin në 2011 dhe ka performuar këngët për “Albumin tim të parë” të pepa pig që është publikuar së fundmi.

“Të bëhesha zëri i Peppa Pigut, në moshën pesë vjecare, ishte fillimi i një udhëtimi të jashtëzakonshëm dhe unë nuk do ta harroj kurrë të qenit pjesë e këtij shou – tha ajo duke shtuar se tani do të kalonte në një kapitull të ri në jetën e saj. Lili Snowden Fine ka qenë e para që i ka dhënë zërin pepa pigut, kur seria debutoi në 2004, para se Cecily Bloom të jepte zërin në serinë e dytë, në 2006. Bird filloi në serinë e tretë në 2007 dhe është shfaqur në 185 episode të shout. Peppa Pig u shfaq së paru në 2004, në Britani, dhe tani transmetohet në më shumë se 180 vende e territore, në më shumë se 40 gjuhë të ndryshme.

Top Channel