Katastrofë natyrore në Nepal, mali shembet në lumë, dyshohet për 16 viktima Pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE do të ndryshojnë shumë gjëra. Por sa do të ndikojë Brexiti ne perspektivën e Ballkanit Perëndimor? Ministri gjerman për Europën, Michael Roth, duke folur për zgjerimin e bllokut, sqaron se Gjermania është e mendimit që kjo është një çështje e veçantë.
Berlini angazhohet për fillimin sa më të shpejtë të negociatave për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Ndërkohë që Franca ka qenë kundër. “Shpresoj se do të ketë lëvizje lidhur me këtë këtë temë. Komisioni i BE do të paraqesë së shpejti një propozim me të cilin shpresojmë se do të bien dakort të gjitha vendet anëtare,” tha Roth për DW.
Britania e Madhe do të dalë nga BE në 31 janar. Parlamenti Europian duhet që në 29 janar të miratojë marrëveshjen e shkëputjes së këtij anëtari të tij të rëndësishëm. Pritet që BE deri në fund të vitit t’i ofrojë Londrës një ujdi për rregullimin e raporteve mes tyre në të ardhmen.
Ndërkohë, kryetarët e parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në një samit të përbashkët në Bruksel, i cili mbahet me ftesë të Presidentit, David Sasolli. Qëllimi i takimit është përfshirja e parlamenteve, si ai europian, ashtu edhe ato të rajonit, në çështjet e zgjerimit dhe marrëdhënieve të përgjithshme me BE-në. Aty është treguar edhe një herë se Parlamenti Europian nuk tërhiqet nga pozicioni për të çelur sa me parë gjatë presidencës kroate bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Top Channel