Është rritur bilanci i viktimave nga tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës rihter. Mediat turke raportojnë për 15 viktima.

Ministri Suleyman Soylu ka thënë për mediat se 10 nga 15 viktimat janë në provincën e Elanzing ndërsa 5 viktimat e tjera janë në provincën Malatya.

Sipas mediave turke raportohet se numri i të plagosurve ka shkuar mbi 300, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë operacionet në terren për gjetjen e të mbijetuarve.

Qindra ndërtesa u shkatërruan duke bërë që shumë qytetarë të kalojnë natën jashtë në temperatura nën 0.

Top Channel